Ndërlidhjet

OKB: Në tre muajt e parë janë vrarë 655 civilë në Afganistan


Pamje e pjesës perëndimore të kryeqytetit Kabul në Afganistan

Pamje e pjesës perëndimore të kryeqytetit Kabul në Afganistan

Misioni ndihmës i Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) thotë se një numër rekord i civilëve afganë janë vrarë në luftimet në terren, në tre muajt e parë të këtij viti.

Në raportin e publikuar sot, UNAMA njofton se numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë nga operacionet në terren është rritur për 8%, në tre muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.

Por, është thënë se në përgjithësi nurmi i civilëve të vrarë ka rënë për 2%.

Gjithsej, 655 civilë janë vrarë dhe 1555 janë plagosur në tre muajt e parë të këtij viti, derisa nga luftimet në terren ndërmjet forcave qeveritare dhe atyre aë janë kundër qeverisë, janë shkaktuar 136 vrasje dhe 385 plagosje.

Shei i misionit UNAMA, Nicholas Haysom, ka kërkuar “nga të gjitha palët në konflikt që të ndërmarrin të gjitha masat e ndomosdoshme për mbrojtjen e civilëve”.

UNAMA ka njoftuar se forcat kundër qeverisë janë përgjegjëse për pothuajse tri të katërtat e të gjitha viktimave civile në Afganistan.

XS
SM
MD
LG