Ndërlidhjet

Indi: Al-Kaida konfirmon se janë vrarë dy liderë të saj


Pamje e një aeroplani pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara

Pamje e një aeroplani pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara

Një degë e al-Kaidës në Indi ka konfirmuar se dy prej liderëve të saj janë vrarë më herët këtë vit në Pakistan, nga sulmet me aeroplanë pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara.

Në një audiomesazh të sotëm, zëdhënësi i kësaj dege, Osama Mahmud, si të vrarë i ka identifikuar shefat e lartë të operacioneve militante në Afganistan, Ahmed Faruq dhe Qari Imran.

Vrasja e dy liderëve të saj është goditje e fuqishme vetëm disa muaj pasi ishte krijuar kjo degë.

Vitin e kaluar, lideri i al-Kaidës, Ayman al-Zawahiri, e shpalli krijimin e degës në Indi.

Ky vendim, qartas, u bë në përgjigje të ndikimit në rritje të grupit militant, Shteti Islamik, në rajon.

XS
SM
MD
LG