Ndërlidhjet

Iran: Arabia Saudite fajësohet për sulm kibernetik


Ilustrim
Ilustrim

Hakerët i kanë sulmuar sot faqet e mediave sociale në Internet të kanalit iranian në gjuhën arabe, Al-Alam, duke postuar materiale mbështetëse për luftën e udhëhequr nga Arabia Saudite kundër kryengritësve në Jemen dhe duke pretenduar se lideri i këtyre kryengritësve është vrarë.

Al-Alam e ka akuzuar Arabinë Saudite se ka dorë në këtë sulm, që e ka goditur faqen zyrtare të këtij kanali në rrjetin Twitter dhe YouTube.

Kanali Al-Alam tha se ende po përpiqet ta marrë kontrollin ndaj faqeve të sulmuara.

Raportet ndërmjet Iranit dhe Aarabisë Saudite janë përkeqësuar prej se Arabia Saudite po e udhëheq koalicionin e vendeve që po ndërmarrin sulme ajrore kundër kryengritësve shiitë huthi në Jemen.

XS
SM
MD
LG