Ndërlidhjet

Egjipt: Dënim me vdekje për liderin e Vëllazërisë Myslimane


Muhammad Badie

Muhammad Badie

Një gjykatë në Egjipt e ka dënuar me vdekje personin, Muhammad Badie, lider i Vëllazërisë Myslimane, që është e paligjshme në këtë vend, dhe 13 anëtarë të tjerë të njohur të kësaj partie, për nxitjen e kaosit dhe dhunës.

Ky vendim u shpall dje gjatë sesionit gjyqësor që transmetohej në televizion.

Gjykata, po ashtu, e ka dënuar shtetasin egjiptiano-amerikan, Muhammad Soltan, me burg të përjetshëm për mbështetje të grupit dhe transmetimit të lajmeve të rrejshme.

Këto vendime mund të apelohen në gjykatën më të lartë civile në Egjipt, por procesi mund të zgjasë me vite të tëra.

Njerëzit e dënuar ishin në mesin e mijëra personave të arrestuar pas përmbysjes së presidentit islamist, Muhammad Morsi, në vitin 2013.

Presidenti aktual i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, i cili si shef i ushtrisë e përmbysi Morsin, pas protestave masive kundër tij nëpër rrugë, për Vëllazërinë Myslimane thotë se është kërcënim kryesor i sigurisë.

Vëllzëria Myslimane thotë se ka ndërmarrë aktivitet paqësor dhe nuk ka asgjë të përbashkët me dhunën aktuale të islamistëve militantë në këtë vend.

XS
SM
MD
LG