Ndërlidhjet

logo-print

Përgënjeshtrohen raportet për rrëmbimin e këshilltarëve në Jemen


Pamje e një pjese të Teheranit në Iran

Pamje e një pjese të Teheranit në Iran

Irani i ka përgënjeshtruar raportet ku pretendohet se dy këshilltarë iranianë janë zënë nga milicitë lokale në qytetin jugor Aden në Jemen, më 10 prill.

Agjencia iraniane e lajmeve, Fars, dje e ka cituar një burim të paemëruar në Ministrinë e jashtme të Iranit, se raportet nuk janë të vërteta pasi Irani “nuk ka forcë ushtarake në Jemen”.

Raporti pretendonte se milicitë lojale ndaj presidentit të Jemenit, Abd-Rabuu Manosur Hadi, kanë thënë se i kanë zënë dy iranianë, që i këshillojnë kryengritësit shiitë huthi.

XS
SM
MD
LG