Ndërlidhjet

Kerry: Kongresi të mos ndërhyj në bisedimet me Iranin


John Kerry

John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka kërkuar që ligjvënësit e Shteteve të Bashkuara të mos ndërhyjnë në bisedimet që synojnë arritjen e marrëveshjes gjithpërfshirëse për t’i ndalur aktivitetet atomike të Iranit.

Duke folur në rrjetin televiziv CBS, zoti Kerry u ka bërë thirrje kundërshtarëve në Kongres të marrëveshjes, e cila po lind, që “ta mbajnë zjarrin e tyre” derisa ta shohin marrëveshjen finale, më vonë këtë vit.

Mëtutje, ai ka theksuar se do t’i njoftoj ligjvënësit gjatë disa ditëve të ardhshme, në kuadër të përpjekjeve të administratës Obama, për t’i bindur ligjvënësit, që kërkojnë miratim në Kongres për lehtësimin e sanksioneve kundër Iranit, që të tërhiqen nga kjo ide.

John Kerry ka kërkuar që administrata të jetë e lirë që të zhvilloj negociata pa ndërhyrje, deri më 30 qershor, që është afati për arritjen e marrëveshjes finale.

Më 14 prill, Komiteti për Marrëdhënie të Jashtme i Senatit të Shteteve të Bashkuara pritet të debatoj lidhur me legjislacionin, i cili i mundëson Kongresit që të vendos për çfarëdo marrëveshjeje.

XS
SM
MD
LG