Ndërlidhjet

Evakuohen qindra njerëz nga Jemeni


Ilustrim
Ilustrim

Një anije e marinës ruse ka evakuar mbi 300 persona të kombësive të ndryshme nga qyteti port i Jemenit, Aden.

Një zyrtar i ministrisë së mbrojtjes së Rusisë ka thënë se kjo anije ka evakuar 45 rusë, 18 amerikanë, pesë britanikë dhe 159 banorë të Jemenit, si dhe qytetarë të Lindjes së Mesme dhe ish shteteve sovjetike.

Ndërkohë, ambasada ruse në Jemen i ka thënë agjencisë ruse, Interfax se aeroplanë rusë kanë larguar për në Moskë 350 qytetarë rusë dhe të huaj nga kryeqyteti i jemenas, Sanaa.

Vende të ndryshme kanë larguar qytetarët e saj nga Jemeni pasi rebelët Huthi kanë okupuar pjesë të mëdha të këtij vendi, dicka që ka nxitur sulmet ajrore të koalicionit që udhëhiqet nga Arabia Saudite.

XS
SM
MD
LG