Ndërlidhjet

Kapen 74 migrantë ilegal në kufirin Rumani Hungari


Ilustrim
Ilustrim

Policia kufitare e Rumanisë ka gjetur 74 migrantë, shumica sirianë të fshehur në pjesën e pasme të një kamioni.

Policia e ka ndaluar një kamion në kufirin në mes të Rumanisë dhe Hungarisë më 11 prill, sepse e kanë vërejtur se dera e pasme e kamionit ishte pak e hapur.

Brenda kamionit kanë gjetur 73 sirianë dhe 1 iranian, të moshave nga 12 deri në 41 vjeç dhe të cilët nuk kishin asnjë dokument identifikues.

Policia ka thënë se grupi planifikonte të udhëtonte drejt Francës.

Shoferi po merret në pyetje me dyshimin për trafikim të njerëzve ndërsa sirianët dhe iraniani mund të përballen me akuzën për kalim ilegal të kufirit.

XS
SM
MD
LG