Ndërlidhjet

Ministri saudit vizitë në Pakistan për luftën në Jemen


Jemen- Ilustrim
Jemen- Ilustrim

Ministri për çështje fetare i Arabisë Saudite ka shkuar në Pakistan disa ditë pasi parlamenti i këtij vendi e ka hedhur poshtë kërkesën e Riadit për përkrahje në intervenimin ushtarak në Jemen.

Me të arritur në Islamabad, Saleh bin Abdul Aziz bin Mohammad al Sheikh, ka thënë se Pakistani dhe Arabia Saudite kanë “marrdhënie shumë të fuqishme” dhe se vendimi parlamentar është një “çështje e brendshme”

Vizita e tij pason qëndrimin në Pakistan të ministrit të jashtëm iranian javën e kaluar gjatë së cilës ai tha se Irani kërkon nga Pakistani që të përkrahë dialogun në Jemen e jo të dërgojë trupa atje.

Më 10 prill, parlamenti pakistanez ka votuar që të mos i bashkohet fushatës ajrore në Jemen që po udhëhiqet nga Arabia Saudite.

Kjo fushatë ajrore ka për qëllim të bombardojë caqet e milicisë shiite Huthi, që thuhet se ka përkrahje nga Irani.

XS
SM
MD
LG