Ndërlidhjet

15 viktima nga zjarri në Siberi


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët shëndetësor thonë se në rajonin rus të Khakasisë në Siberi, 15 persona janë vrarë nga zjarret që kishin përfshirë 1200 shtëpi në disa qyteza dhe fshatra.

Mikhail Malgin, këshilltar i ministrisë së shëndetësisë për rajonin e Siberisë, ka thënë sot se 78 persona mbesin duke u trajtuar në spital, tetë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Ministria e shërbimeve emergjente, përmes faqes së internetit të saj ka njoftuar se të gjitha zjarret në këtë rajon janë shuar sot në mëngjes.

Sipas raportimeve mediale ruse, 1205 shtëpi në 38 qyteza dhe fshatra janë djegur.

Zjarri thuhet të jetë përhapur nga një person që digjte ilegalisht barin.

Zjarret e nxitura nga njerëzit janë problem serioz në rajonin rus të Siberisë.

XS
SM
MD
LG