Ndërlidhjet

logo-print

Turqia e zemëruar me deklarimin e Papës


Papa Françesku

Papa Françesku

Turqia është e zemëruar rreth asaj që Papa Françesku e ka përdorur fjalën “gjenocidë” gjatë një meshe që shënonte njëqind vjet nga masakrimi i armenëve nga Perandoria Osmane.

Disa orë pasi Papa ka folur, Ankaraja e ka tërhequr ambasadorin e saj nga Vatikani për konsultime.

Kryeministri turk, Ahmet Davutogllu ka thënë se “të lexosh këtë gjë në mënyrë të njëanshme është e papërshtatshme për Papën dhe autoritetin që ai e mban”.

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavushoglu ka shkruar në profilin e tij në Tëitter se deklarimi i Papës është “larg nga të qenit i ligjshëm dhe realitet historik” dhe si e tillë nuk mund të pranohet.

Françesku ka thënë se vrasja masive e armenëve “konsiderohet si gjenocidi i parë i shekullit të 20-të, duke e cituar një deklaratë të nënshkruar nga Papa Gjon Pali II dhe patriarkun armen në vitin 2001.

XS
SM
MD
LG