Ndërlidhjet

Rusi: Deportohen dhe gjobiten të mbijetuarit e anijes së mbytur


Ilustrim
Ilustrim

Qytetarët e huaj që i mbijetuan mbytjes së një anije ruse të peshkimit në fillim të këtij muaji janë gjobitur dhe deportuar.

Së paku 62 pjesëtarë të ekuipazhit, shumica të huaj, kanë vdekur kur anija u mbyt në Detin e Okhotskit, më 2 prill, derisa në bord ishin 132 persona.

Agjencia shtetërore ruse, Tass e ka cituar një zyrtar të paidentifikuar të ministrisë së jashtme ruse në rajonin Sakhalin duke thënë sot se 22 qytetarë të Birmanisë dhe dy të Letonisë janë dërguar për në vendet e tyre gjatë fundjavës.

Dy qytetarë të Vanuatus do të deportohen më 15 prill.

Një zyrtar i shërbimit të migrimit, gjithashtu i paidentifikuar i ka thënë të njëjtës agjenci se 26 persona të huaj që i mbijetuan kësaj tragjedie janë gjobitur me 2000 rubla ruse apo 38 dollarë sepse kanë punuar pa pasur leje pune ruse.

Ministria e jashtme ruse ka thënë se trupat e viktimave të këtij rasti gjithashtu do të dërtohen për në vendet e tyre më 15 prill.

XS
SM
MD
LG