Ndërlidhjet

‘Furious 7’ vazhdon dominimin në kinema


Paul Walker në 'Furious 7'
Paul Walker në 'Furious 7'

Mediat ndërkombëtare raportojnë se as këtë javë nuk mund të vihej në diskutim dominimi i filmit ‘Furious 7’ në kinematë amerikane, raporton Reuters.

Filmi me Vin Diesel dhe Paul Walker, ka mbetur si më i pëlqyeri i fundjavës së sapo kaluar duke fituar 60.6 milionë dollarë.

Në përgjithësi episoda e shtatë e serisë së filmave “Fast and Furious” deri më tash ka fituar 252.5 milionë dollarë vetëm nëpër kinematë amerikane.

Filmi javën e kaluar ka debutuar me një shumë fantastike prej mbi 147 milionë dollarë, ndërsa pas suksesit të jashtëzakonshëm parashihet që kjo të jetë episoda më fitimprurëse nga shtatë filmat e realizuar deri më tash.

‘Furious 7’ është filmi i fundit me aktorin Paul Walker, i cili pak para se të përfundonin xhirimet e filmit, në vitn 2013 e humbi jetën në një aksident komunikacioni në Los Angeles.

XS
SM
MD
LG