Ndërlidhjet

Vdes nobelisti, Guenter Grass


Guenter Grass
Guenter Grass

Autori gjerman, Guenter Grass, fitues i çmimit Nobel për letërsi ka vdekur në moshën 87 vjeçare, ka njoftuar sot një fondacion që e mban emrin e novelistit.

Autori i librit “Daullja e Llamarintë”, kishte lindur në portin baltik të Danzig, që tani quhet Gdansk, në Poloni në vitin 1927, ndërsa shumica e ngjarjeve të librave të tij kanë qenë të vendosura në këtë qytet.

Për shumë njerëz, Grass ishte zëri i gjeneratës gjermane që u rrit pas Luftës së Dytë Botërore, gjeneratë kjo që mbante mbi supe barrën e fajit të krimeve të nazistëve.

XS
SM
MD
LG