Ndërlidhjet

Kosovë: Projekt i OSBE-së për luftimin e korrupsionit


Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë dhe Ambasada e Gjermanisë, do ta lansojnë sot më vonë gjatë ditës, një projekt për mbështetjen e Policisë së Kosovës për luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë.

Mëtutje, OSBE-ja ka njoftuar se projekti i financuar nga Qeveria e Gjermanisë, e që do të implementohet nga Misioni i OSBE-së, parasheh krijimin e një grupi themelor të hetuesve dhe prokurorëve penalë të Policisë Speciale dhe Zyrës Speciale të Prokurorisë, dhe për forcimin e kapacitetit për të zhvilluar hetime për rastet e korrupsionit të nivelit të lartë në mënyrë efektive dhe efikase.

OSBE-ja thotë se në aktivitetet e këtij projekti do të përfshihen edhe institucionet dhe agjencitë e tjera ekzistuese në Kosovë, duke marrë pjesë në trajnime, diskutime, vizita studimore dhe konferenca rajonale.

XS
SM
MD
LG