Ndërlidhjet

logo-print

Vendet evropiane afër Rusisë i shtojnë shpenzimet ushtarake


Instituti për Kërkime Ndërkombëtare i Paqes (SIPRI) me seli në Stokholm të Suedisë, thotë se shpenzimi global ushtarak, gjatë vitit 2014, në masë të madhe mbetet i pandryshuar.

Në raportin e fundit, të publikuar sot, SIPRI thotë se harxhimi global për armatim ka shënuar rënie të vogël prej 0.4% dhe qëndron në shumën prej 1,800 miliardë dollarësh.

Sipas këtij instituti, në Shtetet e Bashkuara dhe Evropën Perëndimore, shpenzimi ishte më i ulët se në disa vende, përfshirë Kinën, Rusinë dhe Arabinë Saudite.

Konfliktet në Lindjen e Mesme, Evropën Lindore dhe në Afrikë, kanë nxitur shpenzime në armatim në këto territore, thuhet në raport.

Drejtori programor i SIPRI-t, Sam Perlo-Freeman, tha se konflikti në Ukrainë ka bërë që shumë vende evropaine, afër Rusisë, t’i shtojnë shpenzimet ushtarake, e veçanërisht shtetet në Evropën Qendrore, ato baltike dhe nordike.

Nga ana tjetër, pesë shpenzuesit më të mëdhenjë në Evropën Perëndimore – Franca, Britania, Gjermania, Italia dhe Spanja – të gjitha kanë paraparë buxhete me shkurtime të vogla të mëtejme për këtë vit.

XS
SM
MD
LG