Ndërlidhjet

Talibanët i kanë vrarë dhjetëra ushtarë afganë, disa me heqje koke


Pamje nga provinca Badakhshan në Afganistan
Pamje nga provinca Badakhshan në Afganistan

Autoritetet afgane thonë se militantët talibanë i kanë vrarë së paku 18 ushtarë, disa prej tyre me heqje koke, në sulmet e ditëve të fundit, në pjesën verilindore të Afganistanit.

Ministria e mbrojtjes e Afganistanit ka njoftuar sot se së paku 33 ushtarë “janë vrarë, plagosur ose konsiderohen të zhdukur” gjatë luftimeve në provincën Badakshan.

Pjesa më e madhe e luftimeve kishte ndodhur më 10 prill, kur talibanët i kishin sulmuar disa pika ushtarake në qarkun Gjurm.

Ministria afgane e mbrojtjes tha se nuk kishte ofruar më tepër detaje pasi ishte duke zhvilluar hetime.

Zëdhënësi i guvernatorit provincial, Ahmad Nawid Froutan, tha se së paku 18 ushtarë janë vrarë, ndërsa trupat e tetë prej tyre ishin pa kokë.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Ministria e mbrojtjes e Afganistanit tha se një “neglizhencë” e paspecifikuar nga një oficer ushtarak e kishte mundësuar sulmin e militantëve.

Ministria theksoi se talibanët kishin vjedhur pajisje ushtarake, ndërsa makinat që nuk i kanë marrë me vete i kanë ndezur.

XS
SM
MD
LG