Ndërlidhjet

logo-print

Putin e ka tërhequr ndalesën për dërgimin e raketave në Iran


Sistemi raketor rus S-300

Sistemi raketor rus S-300

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nënshkruar dekretin me të cilin tërhiqet ndalesa për dërgimin e sistemeve raketore me precizitet të lartë të tipit S-300 në Iran.

Këtë ndalesë, Rusia e kishte bërë në vitin 2010, nga presioni i perëndimit, pasi ishte mbështetur rundi i fundit i sanksioneve të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit, për shkak të programit të tij atomik.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera kanë shqetësime se ky program mund të përdoret për prodhim të armatimit atomik.

Pas ndalesës së Rusisë, ishte anuluar edhe një kontratë për dërgimin e sistemeve S-300.

Por sot, Kremlini ka njoftuar se dekreti është tërhequr dhe Rusia mund t’i dërgoj këto sisteme në Iran.

Kjo lëvizje me siguri do ta zemëroj pa masë Izraelin, që fuqishëm kishte kërkuar nga Moska, që të mos i dërgoj këto sisteme në Iran.

XS
SM
MD
LG