Ndërlidhjet

logo-print

Siberi: Numri i të vdekurve nga zjarri arriti në 17


Pamje nga zjarri në rajonin Khakasia në Siberi të Rusisë

Pamje nga zjarri në rajonin Khakasia në Siberi të Rusisë

Zyrtarët shëndetësorë në rajonin Khakasia të Siberisë në Rusi, thonë se 15 vetë kanë humbuer jetën nga zjarri, i cili i ka përfshirë më se 1,200 shtëpi në dhjetëra qytete dhe fshatra.

Nga zjarri në rajonin tjetër, Çita, në pjesën lindore të Siberisë, nga zjarri janë vrarë dy vetë, kanë njoftuar autoritetet.

Zjarret janë ndihmuar edhe nga era e fortë.

Irina Emelianova, zëdhënëse e autoriteteve rajonale, tha se 468 njerëz janë lënduar, 77 janë në spital, ndërsa 8 prej tyre janë në gjendje kritike shëndetësore. Një person ende konsiderohet i zhdukur.

Ministria e situatave emergjente në faqen e saj në Internet ka njoftuar se të gjitha zjarret në rajonin Khakasia janë fikur sot në mëngjes.

Zëvendësministri rus për situata emergjente, Aleksandr Chupriyan, tha se “zjarri nuk do të kishte ndodhur sikur njerëzit të mos luanin me shkrepësa”, dhe ka shtuar se përgjegjës për këtë zjarr ishin të rriturit e jo fëmijët.

XS
SM
MD
LG