Ndërlidhjet

logo-print

Kazakistan: Zarifi kërkon bashkëpunim kundër IS-it


Nursultan Nazarbaev (djathtas) dhe Mohammad Zarif gjatë takimit të sotëm në Astana të Kazakistanit

Nursultan Nazarbaev (djathtas) dhe Mohammad Zarif gjatë takimit të sotëm në Astana të Kazakistanit

Ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, e ka shprehur nevojën e bashkëpunimit në luftën kundër militantëve të Shteti Islamik (IS) gjatë vizitës në Kazakistan.

Këto komente ai i ka bërë sot gjatë bisedës me ministrin e jashtëm të Kazakistanit, Yerlan Idrisov, në kryeqytetin Astana.

Zoti Zarfi tha se grupi ekstremist, që paraqet kërcënim, i ka nën kontroll pjesë të Sirisë dhe Irakut, dhe e ka shtuar ndikimin e vet në Afganistan.

Ministri Zarif është takuar edhe me presidentin e Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, i cili gjatë këtij viti pritet ta vizitoj Teheranin, me ç’rast e ka falënderuar atë për përpjekjet për përfundimin e mospajtimeve të gjata ndërkombëtare lidhur me programin atomik iranian, për të cilin vendet perëndimore kanë shqetësime se synon zhvillimin e armatimit atomik.

Më herët, Kazakistani ishte mikpritës i një rundi të bisedimeve ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Franca, Britania, Kina dhe Gjermania, të cilat më 2 prill, në bisedimet e fundit në Lozanë të Zvicrës, e arritën një marrëveshje kornizë.

Zyrtarët e lartë kazakë janë shprehur optimistë se deri më 30 qershor do të finalizohet “marrëveshja gjithpërfshirëse” ndërmjet Iranit dhe 6 fuqive botërore.

XS
SM
MD
LG