Ndërlidhjet

Hagë: Goran Haxhiq lirohet përkohësisht për shkak të kancerit


Goran Haxhiq

Goran Haxhiq

Tribunali i Hagës e ka miratuar sot kërkesën e ish-liderit serb në Kroaci, Goran Haxhiq, dhe ka urdhëruar lirimin e tij të përkohshëm për shërim nga kanceri.

Parashihet aë qi në Hagë të kthehet në fillim të muajit maj, por data e saktë e kthimit është informacion konfidencial, thuhet në vendimin e gjykatës në faqen e saj në Internet.

Goran Haxhiq është i akuzuar për krime të luftës kundër kroatëve në periudhën 1991-93.

Ai gjatë gjithë kohës së lirimit të përkohshëm duhet të qëndroj në Novi Sad të Serbisë, ku policia çdo ditë do ta vërtetoj se a i respekton kushtetat e përshkruara.

Shpenzimet për udhëtimin dhe mjekimin e tij i paguan Serbia, e cila është e obliguar ta arrestoj atë, nëse ai përpiqet të largohet, apo në ndonjë mënyrë tjetër, nuk i respekton kushtet e lirimit të përkohshëm nga burgu.

Procesi gjyqësor kundër Haxhiqit është ndërprerë në tetor të vitit të kalaur, kur ai ishte sëmurë në paraburgim.

Mbrojtja e tij ka precizuar se Haxhiqi vuan nga tumori dhe se sëmundja është “në fazën përfundimtare”.

XS
SM
MD
LG