Ndërlidhjet

Raportet: Senatori republikan Rubio garon për president


Marco Rubio

Marco Rubio

Senatori republikan, Marco Rubio, u ka thënë sot donatorëve se e fillon fushatën presidenciale, duke u bërë republikani i fundit, por edhe më i riu, në garë për ta zëvendësuar presidentin, Barack Obama, në Shtëpinë e Bardhë.

Mediat amerikane kanë raportuar se Rubio i ka njoftuar donatorët kryesorë për planet e tij, gjatë bisedave telefonike, para se të paraqitet vetë në Majami, ku ai pritet të prezentohet si kandidat i gjeneratës së ardhshme.

Anëtarët e personelit të zotit Rubio, megjithqë direkt nuk e kanë konfirmuar shpalljen, i kanë transmetuar mëtutje në rrjetin Twitter lajmet e mediave se senatori garon për president.

Marco Rubio, 43 vjeçar, dëshiron t’i mbajë amerikanët përtej dinamikës së dinastive Bush-Clinton, që e kanë udhëhequr politikën amerikane për pjesën më të madhe të 25 viteve të fundit, raporton agjencia Reuters nga Washingtoni.

XS
SM
MD
LG