Ndërlidhjet

Taxhikistan: Zyrtarët e lartë thonë se OJQ-të paraqesin kërcëni


Saimumin Yatimov
Saimumin Yatimov

Kryesuesi i Komitetit për sigurinë shtetërore të Taxhikistanit, Saimumin Yatimov, i ka akuzuar organizatat joqeveritare se paraqesin kërcënmim për sigurinë e këtij vendi në Azinë Qendrore.

Duke folur sot para studentëve në qytetin jugor, Kulob, Yatimov tha se disa vende të jashtme “nën mbulesën e organizatave joqeveritare po i përdorin metodat që janë në kundërshtim me interesat e shoqërisë në Taxhikistan”.

“Për të parën herë në Taxhikistan, disa shërbime sekrete...po bashkëpunojnë me grupet e krimit të organizuar, i paguajnë ato për të luftuar kundër sigurisë sonë, e kërcënojnë sigurinë e popullit tonë”, tha Yatimov.

Me këtë rast, ai nuk e ka përmendur ndonjë shtet apo organizatë.

Këto deklarata u bënë gjatë debateve në Kirgizinë fqinje për miratimin e një legjislacioni, i cili do t’i cilësonte si “agjentë të jashtëm” OJQ-të, që marrin fonde nga jashtë.

Kundërshtarët e kësaj lëvizjeje thonë se ajo është përpjejkje për kopjimin e Rusisë, ku legjislacioni për “agjentët e jashtëm” është miratuar në vitin 2012, dhe është kritikuar nga grupet e shoqërisë civile dhe nga qeveritë perëndimore.

XS
SM
MD
LG