Ndërlidhjet

Gjermani: Mbahen bisedime për konfliktin në Ukrainë


Nga e majta, Lavrov, Steimeier, Klimkin dhe Fabius, gjatë një takimi të mëparshëm për krizën në Ukrainë
Nga e majta, Lavrov, Steimeier, Klimkin dhe Fabius, gjatë një takimi të mëparshëm për krizën në Ukrainë

Në Berlin të Gjermanisë sot mbahen bisedime për vlerësimin e implementimit të armëpushimit në pjesën lindore të Ukrainës.

Në këtët takim pritet të marrin pjesë ministri i jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ministri i jashtëm i Francës, Laurent Fabius, ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, dhe ministri i jashtëm i Ukrainës, Pavlo Klimkin.

Ministri francez, Laurent Fabius, ka thënë sot se është i shqetësuar për “numrin e shkeljeve të armëpushimit” në Ukrainë.

Në këtë kaudër, ai theksoi se “do t’i përkujtojmë kolegët tanë, atë rus dhe ukrainas, se procesi i Minskut duhet të respektohet dhe duhet të respektohet deri në fundit të vitit”.

Nga konflikti në pjesën lindore të Ukrainës, ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve pro-rusë, prej prillit të vitit të kalur, janë vrarë më se 6 mijë njerëz.

XS
SM
MD
LG