Ndërlidhjet

Ban Ki-moon: Vrasjet e armenëve ishin “krime mizore”


Ban Ki-moon
Ban Ki-moon

Një zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka thënë se shefi i OKB-së konsideron se vrasjet masive të armenëve në Perandorinë Otomane para 100 vjetësh, ishin “krime mizore”.

Zëdhënësi Stephane Dujarric, mbrëmë vonë, po ashtu, theksoi se zoti Ban është “plotësisht i vetëdijshëm për ndjeshmërinë lidhur me karakterizimin e asaj që ka ndodhur në vitin 1915”.

Këto komente u bënë pasi Papa Françesk këto vrasje i ka vlerësuar si “gjenocidi i parë në shekullin e 20-të”, gjatë një meshe speciale përkujtuese më 12 prill.

Disa orë pas komenteve të Papës, Turqia ka njoftuar se e kishte tërhequr ambasadorin e vet nga Vatikani për konsultime.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, tha se “për t’i lexuar këto dhembje në mënyrë të njëanshme është jopërkatëse për Papën dhe për autoritetin që ai e mban”.

Nga ana tjetër, ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha në rrjetin Twitter se deklarata e Papës ishte “larg nga realiteti juridik dhe historik” dhe “nuk mund të pranohet”.

XS
SM
MD
LG