Ndërlidhjet

Berlin: Është zgjatur afati për tërheqje të armatimit në Ukrainë


Nga e majta ministrat Fabius, Klimkin, Steinmeier dhe Lavrov në takimin mbrëmë vonë në Berlin
Nga e majta ministrat Fabius, Klimkin, Steinmeier dhe Lavrov në takimin mbrëmë vonë në Berlin

Ministrat e jashtëm të Rusisë, Ukrainës, Gjermanisë dhe Francës, janë pajtuar për ta vazhduar procesin e tërheqjes së armatimit nga linjat e frontit në pjesën lindore të Ukrainës.

Pas një takimi të mbajtur mbrëmë vonë në Berlin, ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, tha se ministrat janë pajtuar për vazhdimin e tërheqjes së armatimit të rëndë dhe për përfshirjen edhe të armatimit nën kalibrin prej 100 milimetrave dhe tankeve, në këtë tërheqje.

Nga konflikti në pjesën lindore të Ukrainës, ndërmjet kryengritësve pro-rusë dhe forcave qeveritare të Ukrainës, prej prillit të vitit të kaluar, janë vrarë më se 6 mijë vetë.

Një armëpushim i ndërmjetësuar nga liderët e Francës dhe të Gjermanisë në Minsk të Bjellorusisë, e ka reduktuar dhunën, por tensionet ende mbesin të larta.

XS
SM
MD
LG