Ndërlidhjet

logo-print

Në veriun e Kosovës dje në orët e vona ka pasur edhe një incident. Rreth orës 23, një person i paidentifikuar ka hedhur një mjet shpërthyes në parkingun e Policisë së Kosovës në Zubin Potok, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Besim Hoti, zëvendësdrejtor rajonal i Policisë së Kosovës për veri.

Hoti ka theksuar se në këtë incident nuk ka pasur të lënduar, por janë shkaktuar dëme në katër vetura të Policisë së Kosovës.

Sipas tij, rasti është regjistruar si dëmtim i pronës së luajtshme dhe se Policia e Kosovës ka nisur hetimet, ndonëse deri më tash, aktorët e veprës janë të panjohur.

XS
SM
MD
LG