Ndërlidhjet

OKB: Dënohet dhuna seksuale si taktikë e luftës


Selia e Kombeve të Bashkuara në Irak

Selia e Kombeve të Bashkuara në Irak

Në një raport të ri të Kombeve të Bashkuara thuhet se viti 2014 është shënuarme “ngjarje trishtuese të dhunimit, skllavërisë seksuale dhe martesave të detyrueshme”, që janë përdorë nga grupet ekstremiste, siç janë Shteti Islamik dhe al-Kaida.

Raporti i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, i publikuar mbrëmë vonë, shpreh “shqetësim të madh” ndaj dhunës seksuale të kryer nga grupet e armatosura, përfshirë ato që i promovojnë ideologjitë ekstremiste në Irak, Siri, Somali, Nigeri, Mali, Libi dhe Jemen.

Raporti thotë se sulmet seksuale në Irak, Siri dhe Nigeri, ishin “në mënyrë integrale të lidhura me objektivat strategjikë, ideologjikë dhe me financimin e grupeve ekstremiste”.

Më se 1500 civilë ishin detyruar në skllavëri seksuale në Irak gjatë muajve të fundit, theksohet në raport, dhe shtohet se është shënuar “rritje e rëndësishme” e numrit të dhunës seksuale në Siri, ku të rrëmbyerit nga Iraku janë shitur në tregjet në hapësirat e kontrolluara nga militantët e Shtetit Islamik në Siri.

XS
SM
MD
LG