Ndërlidhjet

logo-print

Çeki: Dënohet rusi që është kërcënuar me bombë në aeroplan


Një aeroplan i udhëtarëve i kompanisë ruse Aeroflot

Një aeroplan i udhëtarëve i kompanisë ruse Aeroflot

Një gjykatë në Pragë të Çekisë dje e ka dënuar me 30 muaj burg një shtetas rus, i cili e ka detyruar një aeroplan të udhëtarëve, që të ateroj në mënyrë emergjente, pasi ka pretenduar se në të gjendet një bombë.

Personi Yevgeny Dogayev, i cili e kishte ndryshuar mbiemrin e vet në Rotshtein, ishte përpjekur të depërtoj në kabinën e pilotëve të aeroplanit të kompanisë ruse Aeroflot, gjatë një fluturimi nga Moska për në Gjenevë, në vitin 2006.

Qartas i dehur, ky udhëtar kishte kërkuar ndryshim të fluturimit për në Kajro të Egjiptit, por ishte mbizotëruar nga njerëzit e tjerë në aeroplan, kështu që aeroplani ateroi në mënyrë emergjente në Pragë, kanë shpjeguar autoritetet.

Në aeroplan nuk ishte gjetur eksploziv.

Vendimi kundër këtij personi 40 vjeçar, që ka thënë se nuk ndjehet fajtor, nuk është përfundimtar.

Vitin e kaluar, ai ishte ekstraduar nga Britania, për të marrë pjesë në procesin gjyqësor kundër tij në Çeki.

XS
SM
MD
LG