Ndërlidhjet

Një vit nga rrëmbimi i 219 vajzave në Nigeri


Boko Harami ka publikuar pamje të vajzave të rrëmbyera.
Boko Harami ka publikuar pamje të vajzave të rrëmbyera.

Në gjithë botën po mbahen tubime për të shënuar njëvjetorin e rrëmbimit të 219 vajzave nga grupi islamist i Boko Haramit.

Rrëmbimi i vajzave në qytetin Çibok në verilindje të Nigerisë ka shkaktuar zemërim global.

Disa vende si Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë premtuar ndihmë për t’i gjetur ato.

Ka pasur raporte se vajzat janë parë, por asnjëra prej tyre nuk është gjetur.

Boko Harami ka thënë se vajzat janë konvertuar në Islam dhe se janë martuar.

Boko Harami ka vrarë dhe rrëmbyer mijëra njerëz në përpjekjet e tij disavjeçare për të krijuar shtetin islamik në Nigeri.

XS
SM
MD
LG