Ndërlidhjet

Vriten gjashtë ushtarë të Ukrainës


Ukrainë
Ukrainë

Gjashtë ushtarë janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur si pasojë e luftimeve në lindje të Ukrainës.

Përleshje midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit, pavarësisht armëpushimit.

Zëdhënësi i ushtrisë së Ukrainës, Andriy Lysenko, ka thënë se viktimat janë rezultat i “provokimeve serioze” nga rebelët.

Lysenko ka thënë se situata në lindje është “e paqëndrueshme”.

Njoftimi për viktima vjen vetëm disa orë pasi ministrat e Jashtëm të Ukrainës, Gjermanisë, Francës dhe Rusisë janë takuar në Berlin dhe kanë shprehur “shqetësim të madh” për shkeljet e armëpushimit në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG