Ndërlidhjet

Rihapen shkollat në Siera Leone pas 9 muajsh


Ilustrim
Ilustrim

Në Siera Leone janë rihapur shkollat nëntë muaj pasi ato janë mbyllur për shkak të shpërthimit të Ebolës.

Qeveria ka shfaqur shpresën se mësimet e humbura nga rreth 1.8 milion fëmijë do të komepnsohen.

Fondacioni për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara – UNICEF – ka thënë se rihapja e shkollave në Siera Leone shënon “një hap të madh drejt normalizimit të jetës”.

Raste të reja të Ebolës vazhdojnë të shfaqen në këtë shtet, por numri i tyre është në rënie.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se në Siera Leone janë shënuar 12,000 raste me Ebola dhe se 3,831 njerëz kanë vdekur, prejse virusi vdekjeprurës ka shpërthyer në maj të vitit 2014.

Të goditura keq nga Ebola kanë qenë edhe Liberia dhe Guinea.

XS
SM
MD
LG