Ndërlidhjet

BE: S'ka prova për korrupsion brenda EULEX-it


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka pranuar sot raportin e një eksperti të pavarur ndërkombëtar, Jean Paul Jacque, i cili është marrë me akuzat për korrupsion kundër misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.

E përditshmja në Prishtinë, “Koha Ditore”, kishte publikuar një sërë shkrimesh që flisnin për përfshirjen e dyshuar të pjesëtarëve të këtij misioni në vepra korruptive.

Në qendër të këtyre shkrimeve ishte prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh, e cila është pezulluar nga puna, para se të botoheshin shkrimet në gazetë.

Në raportin prej mbi 50 faqesh, në pikën 16, të faqes 8, thuhet se “si përfundim, hetimet është dashur të hapeshin që në fillim. Kjo do të parandalonte ngritjen e mëvonshme të çështjeve në ndërlidhje me përdorimin e procedurave të fshehta dhe të posaçme, të cilat kanë ushqyer dyshimet për fshehje dhe të cilat fatmirësisht dolën të jenë të pabazuara”.

Hartuesi i raportit ka kritikuar misionin evropian për çështje procedurale në trajtimin e dyshimeve që mund të jenë ngritur, duke vënë theksin edhe te mungesa e komunikimit ndërmjet Prishtinës dhe Brukselit në këtë drejtim.

XS
SM
MD
LG