Ndërlidhjet

FMN: Rritje e moderuar ekonomike edhe më 2015


Logo e FMN-së
Logo e FMN-së

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se rritja globale mbetet e moderuar dhe me “perspektiva të pabarabarta” në mesin e vendeve kryesore.

Krahasuar me vitin 2014, FMN thotë se perspektiva për vendet e përparuara është duke u përmirësuar, porse rritja në ekonomitë në zhvillim parashihet të jetë më e ulët.

FMN paralajmëron për perspektiva të dobëta në vitin 2015 për disa vende që eksportojnë naftë.

Perspektiva Ekonomike Botërore e FMN-së po ashtu thotë se rritja pritet të jetë 3.5 për qind këtë vit, në përputhje me parashikimet e bëra në muajin janar.

XS
SM
MD
LG