Ndërlidhjet

Komisionari i BE-së për Fqinjësi do të takojë Lukashenkan


Komisionari i Bashkimit Evropian për Politika të Fqinjësisë, Johannes Hahn.

Komisionari i Bashkimit Evropian për Politika të Fqinjësisë, Johannes Hahn.

Komisionari i Bashkimit Evropian për Politika të Fqinjësisë, Johannes Hahn, do të bisedojë me presidentin e Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, më 16 dhe 17 prill, në Minsk.

Do të jetë kjo vizita e parë në pesë vjet e bllokut në nivel të lartë në kryeqytetin bjellorus.

Hahn do të takojë edhe anëtarët e opozitës bjelloruse.

Bashkimi Evropian ka pasur kontakte të kufizuara me Bjellorusinë, prejse Brukseli ka vendosur sanksione kundër individëve dhe subjekteve bjelloruse, të lidhura më qeverinë e Lukashenkas, pasi kjo e fundit ka burgosur kandidatët opozitarë pas zgjedhjeve presidenciale të 2010-ës.

XS
SM
MD
LG