Ndërlidhjet

logo-print

OKB vë embargo armësh kundër rebelëve Huthi


Jemen

Jemen

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka vendosur embargo armësh për rebelët Huthi, të cilët sundojnë pjesën më të madhe të Jemenit.

Këshilli ka votuar me 14 vota në favor të embargos.

Rusia ka abstenuar duke thënë se disa nga propozimet në rezolutën e hartuar nga Jordania dhe shtetet e Gjirit Arab, nuk janë përfshirë.

Arabia Saudite ka nisur muajin e kaluar sulme ajrore kundër rebelëve Huthi në Jemen, të cilët thuhet se kanë mbështetjen e Iranit.

Koalicioni që udhëheq Riadi përbëhet nga aleatët e Gjirit Arab.

Rebelët Huthi kanë marrë kontrollin e shumë territoreve në Jemen prejse kanë hyrë në kryeqytetin Sana, në muajin shtator, duke detyruar qeverinë të largohet.

XS
SM
MD
LG