Ndërlidhjet

219 vajza kujtojnë vajzat e rrëmbyera në Nigeri


Boko Harami ka publikuar pamje të vajzave të rrëmbyera.

Boko Harami ka publikuar pamje të vajzave të rrëmbyera.

Në Nigeri janë mbajtur tubime për të shënuar njëvjetorin e rrëmbimit të më shumë se 200 vajzave nga grupi militant Boko Haram.

Në kryeqytetin Abuja është mbajtur një ceremoni me 219 vajza, për të simbolizuar secilën vajzë të zhdukur.

Vajzat kanë pasur veshur bluza me mbishkrimet “365 ditë" dhe “Nuk do të harrohen kurrë”.

Rrëmbimi i vajzave në qytetin Çibok në verilindje të Nigerisë ka shkaktuar zemërim global.

Disa vende si Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë premtuar ndihmë për t’i gjetur ato.

Boko Harami ka thënë se vajzat janë konvertuar në Islam dhe se janë martuar.

Boko Harami ka vrarë dhe rrëmbyer mijëra njerëz në përpjekjet e tij disavjeçare për të krijuar shtetin islamik në Nigeri.

XS
SM
MD
LG