Ndërlidhjet

17 të vrarë nga sulmi i Al Shababit në Somali


Somali - foto arkivi

Somali - foto arkivi

Militantët e Al Shababit kanë sulmuar një kompleks qeveritar në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, duke lënë të vrarë 17 persona, përfshirë shtatë sulmues.

Një makinë e mbushur me eksplozivë është përplasur për murin rrethues të kompleksit dhe persona të armatosur më pas kanë hyrë në ndërtesë.

Zyrtarët kanë thënë se sulmi tashmë ka marrë fund dhe se ndërtesa është siguruar.

Al Shababi kundërshton administratën e mbështetur nga OKB-ja në Somali dhe do që forcat e Bashkimit Afrikan të largohen nga ky vend.

Al Shababi ka qenë përgjegjës edhe për sulmin në një kampus universitar në Kenia, pak ditë më parë, nga i cili kanë humbur jetën 148 persona, shumica studentë të krishterë.

XS
SM
MD
LG