Ndërlidhjet

Vritet lideri ideologjik i Al Kaidës në Jemen


Jemen
Jemen

Al Kaida në Jemen ka bërë të ditur se lideri i saj ideologjik është vrarë nga një sulm i telekomanduar këtë javë, i cili besohet se është kryer nga Shtetet e Bashkuara.

Grupi militant ka thënë përmes një deklarate se Ibrahim al-Rubaish është vrarë së bashku me disa militantë të tjerë më 13 prill.

SHBA-ja është i vetmi vend që operon me avionë të telekomanduar në Jemen.

Jemeni është përfshirë tashmë nga një luftë e rëndë civile.

XS
SM
MD
LG