Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: Kontrata për Brezovicën sjell investime të mëdha


Brezovicë

Brezovicë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Thashim Thaçi, ka thënë se nënshkrimi i kontratës për zhvillimin e qendrës turistike të Brezovicës i hap rrugë kthimit të saj në një qendër turistike botërore.

“Kontrata që e nënshkruam dhe e cila do të hyjë në fuqi pas 6 muajsh, kur do të përmbyllet procesi dhe do të fillojë jetësimi i këtij projekti madhor, do të sjellë investime të mëdha, vende pune dhe të ardhura për tërë Kosovën. Njëherësh, ky projekt do të sigurojë që natyra e bukur që kemi, të shfrytëzohet dhe mbrohet me urti ashtu që ta gëzojmë ne dhe brezat që do të vijnë”, ka thënë Thaçi përmes një postimi në Facebook.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, dhe përfaqësuesit zyrtarë të Kozorciumit të kompanive “MDP Consulting – Compagnie des Alpes”, Pascal Roux kanë nënshkruar sot kontratën prej 410 milionë eurosh për Projektin për Zhvillimin e Qendrës Turistike të Brezovicës.

Nënshkrimi i kontratës është bërë në prani të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe të ambasadores së Francës në Prishtinë, Marsye Daviet.

XS
SM
MD
LG