Ndërlidhjet

Të divorcuarit “kanë më shumë sulme në zemër”


Ilustrim
Ilustrim

Të divorcuarit kanë më shumë gjasa të pësojnë sulm në zemër sesa moshatarët e tyre që mbesin të martuar, konstaton një hulumtim në Shtetet e Bashkuara.

Studimi i 15,827 njerëzve ka treguar se gratë janë më të prekura, porse mund të reduktojnë rrezikun nëse rimartohen.

Studimi, i publikuar në revistën Circulation, argumenton se stresi kronik, i lidhur me divorcin, ka ndikim afatgjatë në trup.

Fondacioni Britanik i Zemrës ka bërë thirrje për më shumë hulumtime, para se divorci të klasifikohet si rrezik i madh për zemrën.

XS
SM
MD
LG