Ndërlidhjet

Senati mbështet ligjin për marrëveshjen me Iranin


Uashington

Uashington

Një panel i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar njëzëri ligjin që i jep fuqi Kongresit të rishikojë marrëveshjen potenciale për frenimin e aktiviteteve bërthamore të Iranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Presidenti Barack Obama, i cili fillimisht ka kërcënuar se do t’i vë veto ligjit të tillë, ka tërhequr kundërshtimet pas mbështetjes nga të dyja partitë.

Izraeli është shprehur i kënaqur, duke thënë se zëri i ligjvënësve amerikanë do të parandalojë “marrëveshjen e keqe me Iranin”.

Komiteti i Senatit për Marrëdhënie me Jashtë ka votuar me 19 vota për dhe asnjë kundër Aktit të Rishikimit të Marrëveshjes Bërthamore me Iranin, pasi Demokratët dhe Republikanët kanë arritur kompromis në lidhje me masën.

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore – Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania – kanë arritur një marrëveshje kornizë më 2 prill, ndërsa kanë vendosur 30 qershorin si afat për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

XS
SM
MD
LG