Ndërlidhjet

logo-print

400 migrantë dyshohet se janë mbytur


Foto arkivi

Foto arkivi

Rreth 400 migrantë dyshohet se janë mbytur pasi anija e tyre është fundosur në ujërat e Mesdheut.

Roja bregdetare e Italisë ka shpëtuar 144 njerëz të hënën dhe ka nisur një operacion ajror dhe detar, me shpresën për të shpëtuar të tjerë.

Organizata Save the Children ka thënë se shumica e të mbijetuarve “janë të rinj, e ndoshta edhe të mitur”.

Bashkimi Evropian ka thënë se mbi 7,000 migrantë janë shpëtuar nga Mesdheu qysh të premten.

Të mbijetuarit kanë thënë se tragjedia e fundit ka ndodhur pasi anija me rreth 550 migrantë është mbytur një ditë pasi ka lënë Libinë.

XS
SM
MD
LG