Ndërlidhjet

Poroshenko shkarkon ambasadorin në SHBA


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka shkarkuar ambasadorin e tij në Shtetet e Bashkuara, mandati i të cilit në Uashington ka nisur gjatë udhëheqjes së ish-presidentit ukrainas, Viktor Yanukovych.

Poroshenko nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për shkarkimin e Oleksandr Motsykut.

Ky i fundit ka shërbyer si ambasador i Ukrainës qysh në qershor të vitit 2010.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë aleate të Kievit pas aneksimit të Krimesë nga Ukraina në mars të vitit 2014.

Mediat në Ukrainë kanë spekuluar se Valeriy Chaly, zëvendësshef i administratës së Poroshenkos, mund të zëvendësojë Motsykun.

XS
SM
MD
LG