Ndërlidhjet

Mitrovicë: Arrestohen 10 persona, ndër ta 9 të huaj


Ilustrim
Ilustrim

Policia e Kosovës në jug të Mitrovicës ka arrestuar pronarin e një shtëpie dhe ka shoqëruar në stacionin policor nëntë persona të tjerë, të cilët kanë qenë duke banuar aty.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se gjatë bastisjes së shtëpisë është gjetur një armë dhe municion.

“Gjatë bastisjes, policia ka hasur në nëntë persona kryesisht shtetas të huaj. Këta persona nuk kanë të bëjnë me veprën armëmbajtje pa leje. Konsiderohen si shtetas të huaj për qëndrim ilegal në territorin e Republikës. Ata janë shoqëruar në stacionin policor dhe tash merret njësia për emigracion me ta”, ka thënë Zahiti.

Personat e shoqëruar në polici, sipas Zahitit, janë të gjinisë mashkullore dhe femrore dhe, sipas tij, të njëjtit flasin gjuhën arabe.

“Nuk e dimë se nga cili shtet janë, ata flasin gjuhën arabe dhe nuk mund ta verifikojmë me saktësi identitetin e tyre”, ka thënë Zahiti.

Policia në jug të Mitrovicës fillimisht ka hedhur poshtë dyshimet se të njëjtit kanë të bëjnë më vepra terroriste.

XS
SM
MD
LG