Ndërlidhjet

Të mbijetuarive të Ebolës u kërkohet kujdes gjatë kontaktit seksual


Ilustrim
Ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësië ka kërkuar nga të mbijetuarit e Ebolës që të jenë më të kujdesshëm gjatë kontakteve seksuale, për të siguruar se virusi nuk do të kalojë te partnerët e tyre.

Paralajmërimi vjen pasi në spermën e një të mbijetuari janë gjetur gjurmë të Ebolës, pothuajse gjashtë muaj pas shërimit.

Kjo do të thotë 90 ditë më vonë seç është dokumentuar më parë.

Është e paqartë nëse Ebola mund të përhapet deri në këtë pikë.

Por, zyrtarët kanë nisur hetime të mëtejshme për të vlerësuar rreziqet.

XS
SM
MD
LG