Ndërlidhjet

logo-print

HRW: Policia serbe abuzon migrantët dhe azilkërkuesit


Logo e Human Rights Watch

Logo e Human Rights Watch

Azilkërkuesit dhe migrantët në Serbi keqtrajtohen dhe abuzohen nga policia serbe, thuhet në një raport të organizatës Human Rights Watch.

Grupi për të drejtat e njeriut ka intervistuar migrantë dhe azilkërkues, të cilët kanë folur për sulme të dhunshme, kërcënime, ofendime, trysni, mohim të mbrojtjes së veçantë për fëmijët e pashoqëruar dhe kthim në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

“Autoritetet serbe duhet t’i mbrojnë azilkërkuesit dhe migrantët, përfshirë fëmijët që ikin nga lufta dhe persekutimi, e jo t’i lejojnë policisë që t’i përndjekë ata”, ka thënë Emina Qerimoviq nga Human Rights Watch.

Organizata po ashtu ka konstatuar se migrantët dhe azilkërkuesit abuzohen nga policia serbe sidomos në Suboticë, qytet në kufi me Hungarinë, por edhe në jug dhe lindje të Serbisë, ashtu si edhe në Beograd.

XS
SM
MD
LG