Ndërlidhjet

Marrëveshja me Iranin “do ta bëjë botën më të sigurt”


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se është i bindur se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre në bisedimet me Iranin, për programin e tij bërthamor, mund të negociojnë një marrëveshje, e cila “do ta bëjë botën më të sigurt”.

Kerry i ka bërë këto komente sot në Lubeck të Gjermanisë.

Ai po merr pjesë në një takim të G7-ës, grupit të vendeve më të industrializuara.

Gjashtë fuqitë botërore dhe Irani kanë arritur një marrëveshje kornizë më 2 prill, sipas së cilës, Irani duhet të kufizojë aktivitetet e tij bërthamore, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Palët kanë caktuar 30 qershorin si afat për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

XS
SM
MD
LG