Ndërlidhjet

Rohani kërkon heqjen e sanksioneve


Presidenti iranian, Hassan Rohani
Presidenti iranian, Hassan Rohani

Presidenti iranian, Hassan Rohani ka thënë sot se Teherani dëshiron heqjen e sanksioneve menjëherë sipas një marrëveshje potenciale që do e kufizojë programin bërthamor të Iranit.

“Të gjithë ta dijnë nëse nuk do të ketë fund të sanksioneve në këtë raund të bisedimeve, nuk do të ketë marrëveshje”, ka thënë Rohani përmes një fjalimi të transmetuar në televizion.

Gjashtë fuqitë botërore dhe Irani janë pajtuar më 2 prill për një marrëveshje kornizë për programin bërthamor të Iranit.

Palët negociuese e kanë vendosur 30 qershorin si afatin final për marrëveshjen përfundimtare.

“Në fund të këtyre bisedimeve dhe menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes duhet bërë një njoftim për heqjen e sanksioneve shtypëse kundër kombit iranian”, ka thënë Rohani.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se heqja e sanksioneve do të jetë graduale dhe varësisht nga përmbajtja e Iranit ndaj marrëveshjes.

XS
SM
MD
LG