Ndërlidhjet

Erdogan i zemëruar nga rezoluta e PE-së


Presidenti turk, Rexhep Erdogan
Presidenti turk, Rexhep Erdogan

Presidenti turk, Rechep Erdogan ka reaguar me zemërim ndaj rezolutës që pritet të miratohet sot nga Parlamenti Evropian e cila e përdor termin “gjenocid” për të përshkruar vrasjet masive dhe deportimin e rreth 1.5 milion armenëve nga Perandoria Osmane, para një shekulli.

Erdogani ka thënë sot në Ankara se “çfarëdo vendimi që do e merr Parlamenti Evropian rreth pretendimeve të gjenocidit armen, do të hyjë në një vesh dhe do të dal nga tjetri”.

Erdogani ka thënë se as nuk mund të mirret parasysh vendosja e një njolle, një hije që quhet ‘gjenocid’ ndaj Turqisë.

Rezoluta e propozuar, e përkrahur nga të gjitha grupet politike evropiane, thotë se Parlamenti Evropian i “bashkohet shënimit të njëqindvjetorit të gjenocidit armen si shenj e solidariteti dhe drejtësisë evropiane”.

Aty thuhet se Ankara duhet të hap arkivat dhe të merret me të kaluarën e saj, të pranoj gjenocidin armen dhe të hap rrugën për një ripajtim të sinçert në mes të popullit turk dhe armen.

XS
SM
MD
LG